MULTIFLEX

Kolë pllakash në trajtë brumi e gatshme për përdorim dhe me performancë të lartë

Broshurë teknike
0517/3

VEÇORITË/INSTALIMET

Kolë pllakash e gatshme për përdorim në trajtë brumi, me bazë rrëshirash akrilike. Ajo ofron një forcë ngjitëse fillestare dhe përfundimtare të lartë, elasticitet dhe rezistencë të lartë ndaj lagështirës. Ideale për riparime të vogla për shkak të përdorimit të shpejtë dhe të lehtë. Fushat e përdorimit: E përshtatshme për ngjitjen e pllakave në sipërfaqe, si beton, suva, suva gipsi, pllaka gipsi, pllaka çimentoje, dru etj. E përshtatshme gjithashtu për vende me lagështirë të lartë si banja, kuzhina etj. Përdoret në mure dhe dysheme të brendshme si dhe mure të jashtme. Klasifikohet si D2T sipas EN 12004.

NGJYRA

E bardhë.

KONSUMI

1-3 kg/m².

PAKETIMI

25 kg, 5 kg, 1 kg.