FLEX-COVER

Stuko elastike 2 komponentesh për vulosje fugash & plasaritjesh

Broshurë teknike
0222/6

VEÇORITË/INSTALIMET

Stuko elastike 2 komponentesh, e cila përbëhet nga pluhuri me bazë çimento (komponenti A) dhe emulsioni me përmbajtje rrëshire (komponenti B). Eshtë e përshtatshme për vulosjen (mbushjen) dhe hidroizolimin e fugave dhe plasaritjeve, në mure ose në dysheme. Përdoret gjithashtu për mbushjen e boshllëqeve ndërmjet kasave të dyer-dritareve dhe murit, të bashkimeve murdysheme dhe për stukimin e sipërfaqeve që kanë plasaritje të imëta. Aplikohet në sipërfaqe me suva, beton, pllaka gipsi, dru etj. Eshtë ideale për mjedise të jashtme.

NGJYRA

E bardhë.

KONSUMI

Fugë 5mm x 5mm: 40 g/m.
Për stukim: 1,6 kg/m²/mm.

PAKETIMI

2,6 kg (A+B).