EPOXYPRIMER-W

Prajmer (astar) epoksid 2 komponentesh i tretshëm në ujë

Kërko fletën e të dhënave teknike
0402/2

VEÇORITË/INSTALIMET

Prajmer (astar) epoksid 2 komponentesh i tretshëm në ujë. Përdoret për kalimin me prajmer të sipërfaqeve me bazë çimento, si beton, shtresa me llaç çimento etj., të cilat do të shtrohen me rrëshira epokside të sistemit DUROFLOOR. Përdoret gjithashtu si prajmer i ISOFLEX-PU 500 kur ai do të shtrohet në nënshtresa pa thithshmëri ose në shtresa hidroizoluese të vjetra. Klasifikohet si SR-B2,0 sipas EN 13813.

NGJYRA

E verdhë e hapur.

KONSUMI

200-300 g/m².

PAKETIMI

10 kg (A+B).