DUROFLOOR 11

Mbishtresë epokside 2 komponentesh për dysheme

Broshurë teknike
0400/2

VEÇORITË/INSTALIMET

Mbishtresë epokside 2 komponentesh për dysheme, pa tretës. Duke shtuar rërë kuarcore M32, në raporte 1:1 sipas peshës, mund të përdoret si mbishtresë vetëniveluese (duke u hedhur në sipërfaqe). Në mënyrë alternative mund të përdoret pa shtuar rërë edhe si mbishtresë lyerëse. Klasifikohet si SR-B2,0-AR0,5-IR4 sipas EN 13813.

NGJYRA

RAL 7032 (gri rëre), RAL 7040 (gri). Ngjyra të tjera RAL me porosi (sasia minimale 160 kg).

KONSUMI

Si mbishtresë vetëniveluese e hedhur: 0,85 kg/m²/mm.
Konsumi i rërës kuarcore: 0,85 kg/m²/mm.
Si mbishtresë lyerëse: 250-300 g/m²/shtresë.

PAKETIMI

16 kg (A+B).