DUROCRET-DECO FINISH

Llaç çimentoje me kokrriza shumë të imta, për veshjen e sipërfaqeve të dyshemeve dhe të mureve

Broshurë teknike
0310/1
VEÇORITË/INSTALIMET

Llaç me bazë çimentoje me kokrriza shumë të imta, i modifikuar me polimerë. Ofron papërshkueshmëri nga uji dhe ngjitje të shkëlqyer në sipërfaqe. Pas forcimit, krijohet një sipërfaqe përfundimtare e lëmuar. Vendoset në shtresa të holla (1-3 mm) si llaç çimentoje në sipërfaqe çimentoje. E përshtatshme për vendosje në shkallë, dysheme, mure dhe për konstruksione speciale si artikujt sanitarë inkaso (lavamanë, dushe etj.). Mund të vendoset në shtëpi, hotele dhe kudo ku nevojiten rezultate të veçanta estetike. Klasifikohet si PCC R2 sipas EN 1504-3.

NGJYRA

E bardhë, gri, gri e hapur, okër e hapur, moka, shafran.

KONSUMI
Rreth 1,4 kg/m²/mm.
PAKETIMI
25 kg.