Prodhimi dhe shpërndarja

dras3

Ambientet e ISOMAT në Shën-Thanas të Selanikut përbëjnë linja prodhimi dhe paketimi plotësisht të automatizuara, bazuar në pajisjet më moderne.

Me investimin e fundit të kompanisë, i cili filloi gjatë vitit 2007 dhe pritet të përfundojë brenda gjysmës së parë të vitit 2008, kapaciteti i prodhimit do të rritet me 200%, duke arritur në 1500 tonë llaç të thatë të përzier në ditë. Në këtë mënyrë, do të garantohen përqindje të jashtëzakonshme prodhueshmërie, fleksibilitet i lartë prodhimi dhe standarde të cilësisë maksimale.

Përveç përkushtimit të tij për të krijuar produkte të cilësisë së lartë, një prioritet tjetër kryesor i ISOMAT është ofrimi i shërbimit të shkëlqyer klientëve të tij.

Për të mbuluar në kohë çdo kërkesë, kompania ruan gjithmonë një stok të mjaftueshëm produktesh në magazinat e saj të organizuara dhe të automatizuara si në Greqi ashtu dhe jashtë shtetit. Konkretisht, me vënien në zbatim të sistemit të menaxhimit të magazinave, ISOMAT ka arritur përpunim dhe dorëzim më të shpejtë të porosive të saj në pritje, duke shmangur plotësisht mundësinë e gabimeve të zakonshme, gjë që ka rezultuar në një përmirësim të plotë të shërbimit të saj ndaj klientëve.

Përveç kësaj, me sistemin e tij të mirorganizuar të shpërndarjes dhe me një rrjet të gjerë agjentësh transporti, ISOMAT garanton dorëzim të shpejtë dhe të sigurt të produkteve të tij në rrjetin e dendur të klientëve në Greqi dhe jashtë shtetit, me qëllim përmirësimin e performancës së dorëzimit dhe kohës nga porosia në dorëzim.