Politika e menaxhimit të shëndetit dhe të sigurisë

Prioriteti kryesor dhe shqetësimi i parë i ISOMAT është shëndeti dhe siguria e forcës së saj punëtore; si rrjedhojë, kompania është plotësisht e përkushtuar për zbatimin e standardeve të sigurisë dhe garantimin e kushteve optimale të punës.

Administrata e kompanisë ka ngritur dhe përdor një sistem menaxhimi të shëndetit dhe sigurisë në punë, i cili është në pajtim me standardet ISO 45001.

Objektivat e kompanisë në lidhje me shëndetin dhe sigurinë në punë fokusohen në:

  • vendosjen dhe zbatimin e praktikave të duhura për shëndetin dhe sigurinë e punonjësve, të cilat pajtohen me politikën e kompanisë,
  • mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punonjësve, ortakëve dhe vizitorëve gjatë qëndrimit në ambientet e kompanisë dhe
  • pajtueshmërinë me kërkesat e legjislacionit.