Mbështetja teknike

Me qëllim ofrimin e shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar, ISOMAT ka një Departament të mirorganizuar të Mbështetjes Teknike, detyra e të cilit është ndarja e ekspertizës së fituar teknike dhe ofrimi i zgjidhjeve të integruara teknike cilësdo pale të interesuar, qofshin profesionistë apo individë.

Ekipi i tij i inxhinierëve tepër i kualifikuar dhe të specializuar ofron informacion të shpejtë dhe të besueshëm teknik në lidhje me ndërtimet që kanë të bëjnë me produktet e ISOMAT. Çdo ditë, departamenti iu përgjigjet një numri të madh telefonatash dhe emailesh nga partnerë biznesi, ndërtues, inxhinierë, teknikë dhe individë.

Informacionin rreth karakteristikave dhe përdorimit të duhur të produkteve të ISOMAT mund ta gjeni edhe në broshurat teknike të kompanisë që disponohen në pika të ndryshme shitjeje ose në faqen e internetit të kompanisë (www.isomat.al).

Përveç kësaj, çdo vit inxhinierët me përvojë të gjerë të Departamentit të Mbështetjes Teknike organizojnë një sërë seminaresh teknike. Këto seminare u adresohen të gjithë të interesuarve për t’u informuar më mirë rreth produkteve të kompanisë dhe rreth zgjidhjeve të integruara teknike dhe përfitimeve që ato ofrojnë.

Për këtë qëllim, në ambientet e tij në Shën-Thanastë Selanikut, ISOMAT ka një dhomë seminaresh me pajisje moderne, si edhe një dhomë trajnimi teknik që përdoret për demonstrimin e performancës teknike të produkteve të tij.