Kontrolli i cilësisë
Përpara se produktet e ISOMAT të arrijnë në treg, ato u nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme, të detajuara dhe të imëta që kryhen nga Departamenti i Kontrollit të Cilësisë i kompanisë, në mënyrë që të garantohet cilësia e tyre e lartë dhe e qëndrueshme. Produktet duhet të jenë të përsosura në çdo aspekt kur dalin në treg. Ato duhet të japin performancë të shkëlqyer, të garantojnë zgjidhje përfundimtare, të përdoren lehtësisht, të jenë efikase në kosto dhe të përmbushin kriteret estetike të klientit.
Për të garantuar sa u përmend më sipër, kompania ka krijuar dhe përdor një sistem cilësie për projektimin, prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të saj sipas kërkesave të ISO 9001.