Kërkimi dhe zhvillimi

Duke i dhënë gjithmonë një rëndësi të madhe novacionit, ISOMAT ka një Departament ultramodern Kërkimi dhe Zhvillimi me laboratorë kimikë përgjegjës për krijimin e aditivëve të betonit dhe llaçit, kolës e stukos së pllakave, si dhe polimereve të veçanta.

Çdo vit, ekipi shkencor i Departamentit të Kërkimit dhe Zhvillimit bën kërkime dhe krijon një sërë produktesh të reja, ndërkohë që përmirëson vazhdimisht produktet ekzistuese sipas përparimit teknologjik dhe kërkesave për produkte moderne të sektorit të ndërtimit.

Për më tej, duke marrë pjesë në programet e mirënjohura shkencore, Departamenti i Kërkimit dhe Zhvillimit i ISOMAT ndan pikëpamjet dhe shkëmben ekspertizën teknologjike me universitete të shquara dhe me të gjithë furnizuesit kryesorë në industrinë kimike në Evropë.

Përpara se produktet e ISOMAT të arrijnë në treg, ato u nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme, të detajuara dhe të imëta që kryhen nga Departamenti i Kontrollit të Cilësisë i kompanisë, në mënyrë që të garantohet cilësia e tyre e lartë dhe e qëndrueshme.Produktet duhet të jenë të përsosura në çdo aspekt kur dalin në treg. Ato duhet të japin performancë të shkëlqyer, të garantojnë zgjidhje përfundimtare, të përdoren lehtësisht, të jenë efikase në kosto dhe të përmbushin kriteret estetike të klientit.

Për të garantuar sa u përmend më sipër, kompania ka krijuar dhe përdor një sistem cilësie për projektimin, prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të saj sipas kërkesave të ISO 9001.