Filozofia

dras2

ISOMAT është i përkushtuar në ofrimin e produkteve me cilësi të shkëlqyer, kombinuar me shërbimet me vlerë të lartë të shtuar për të arritur kënaqësinë e plotë të klientit.

Kompania ka laboratorë me pajisje ultramoderne të kërkimit dhe zhvillimit për krijimin e produkteve të reja duke ndjekur tendencat më të fundit teknologjike në sektorin e ndërtimit. Përveç kësaj, ajo monitoron cilësinë e lartë dhe të qëndrueshme të produkteve të saj nëpërmjet Departamentit të Kontrollit të Cilësisë, përpara se këto produkte të prezantohen në treg.

ISOMAT ka krijuar dhe përdor një sistem garantimi të cilësisë sa i përket projektimit, zhvillimit, prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve të tij në përputhje me ISO 9001, një sistem menaxhimi mjedisor në përputhje me ISO 14001 dhe një sistem menaxhimi të shëndetit dhe sigurisë në punë, i cili pajtohet me standardet ELOT 1801/OHSAS 18001.

Për më tej, produket ISOMAT vijnë me shenjën CE, sipas standardeve përkatëse evropiane. Siç dihet gjerësisht, shenja CE kërkohet nga Bashkimi Evropian për të gjitha materialet ndërtimore, në përputhje me Rregulloren 305/2011, pasi garanton se cilësia e materialeve pajtohet me specifikimet evropiane.

Përveç prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve me cilësi të shkëlqyer, ISOMAT gjithashtu ndan ekspertizën e tij teknike dhe ofron zgjidhje të integruara për problemet e ndërtimeve moderne. Për këtë qëllim, Departamenti i tij i Mbështetjes Teknike, stafi i të cilit përbëhet një ekip inxhinierësh ekspertë të kualifikuar, ofron mbështetje të përgjegjshme teknike për cilëndo palë të interesuar, qofshin profesionistë apo individë.