Eksportet

Prania botërore

Meqë qëllimi ynë është që produktet tona të arrijnë në sa më shumë tregje që është e mundur, ne i intensifikojmë vazhdimisht përpjekjet tona për tregjet e jashtme. Përfaqësuesit tanë tepër të kualifikuar dhe me përvojë të shitjeve për eksport i përkushtohen mbështetjes së klientëve tanë në mbarë botën, duke ofruar ekspertizën e tyre teknike lidhur me veçoritë dhe përdorimin e duhur të produkteve tona, si edhe materiale të detajuara promocionale që do t’i ndihmojnë të shtojnë shitjet e tyre. Në ditët e sotme ne veprojmë në më shumë se 35 shtete në Evropë, Azi, Amerikë, Lindje të Mesme dhe Afrikë, qoftë nëpërmjet kompanive tona të lidhura apo nëpërmjet distributorëve tanë vendorë.

Kompani tona të lidhura:

ISOMAT ROMANIA S.R.L.
Kompania u themelua në vitin 2000 në Bukuresht, Rumani. Ajo përbën tregtuesin dhe distributorin ekskluziv të produkteve të ISOMAT në tregun rumun.

ISOMAT INTERNATIONAL E.O.O.D.
Kompania e filloi veprimtarinë në vitin 2004 në Sofje dhe përbën agjentin dhe distributorin ekskluziv të produkteve të ISOMAT në tregun bullgar.

ISOMAT D.O.O.
Kompania u themelua në vitin 2005 në Beograd dhe përbën distributorin ekskluziv të produkteve të ISOMAT në tregun serb. Nga marsi i vitit 2011, ISOMAT D.O.O. u transformua nga kompani tregtuese në kompani prodhuese, pasi filloi veprimtaria në fabrikën e re të ISOMAT në Shimanovc, Beograd.

İSOMAT YAPI KİMYASALLARI VE TİC.LTD.ŞTİ.
Kompania e lidhur e ISOMAT në Turqi u themelua në Stamboll në nëntor të vitit 2013 dhe që atëherë ka qenë agjenti dhe distributori ekskluziv i produkteve të tij në tregun turk.

Zyra PËRFAQËSUESE në Rusi
Në tetor të vitit 2013, në Moskë u themelua zyra përfaqësuese e ISOMAT, e cila është kryesisht përgjegjëse për ndjekjen e nevojave të tregut vendas dhe për studimin e mundësive të zgjerimit të veprimtarisë së kompanisë, për mbështetjen teknike dhe për trajnimin e klientëve të saj ekzistues dhe të mundshëm, si edhe për specifikimin e produkteve të saj për projekte teknike. Së shpejti, zyra përfaqësuese do të funksionojë si kompani e lidhur e ISOMAT në Rusi.