Strategjia
Strategjia jonë është në zhvillim të vazhdueshëm. Që prej themelimit në vitin 1980, “ISOMAT” ka shënuar një tendencë në rritje graduale që nuk pësoi rënie as gjatë periudhës së krizës ekonomike. Suksesi ka qenë pothuajse gjithmonë rezultat i sipërmarrjeve të shumta që janë përzgjedhur në mënyrë strategjike nga kompania si pasqyrim i filozofisë së korporatës sonë.
Suksesi është arritur
Nëpërmjet investimeve të vazhdueshme në:
- fabrika të reja prodhimi të integruara vertikalisht dhe të automatizuara plotësisht,
- pajisje mekanike moderne,
- impiante ndërtimi të reja e moderne
- modernizimin e vazhdueshëm të infrastrukturës së teknologjisë së informacionit (ERP, WMC, CRM, BPM etj.).
Nëpërmjet zgjerimit të vazhdueshëm të burimeve njerëzore me staf të ri, të specializuar dhe të aftë, të angazhuar drejt një vizioni dhe strategjie të përbashkët. Për shembull, që prej fillimit të krizës ekonomike në vitin 2008, stafi ynë është rritur me 30,5%. Për ne këtu në “ISOMAT”, punonjësit tanë janë pasuria jonë më e çmuar. Interesi kryesor i kompanisë është disponimi i një stafi tepër të kualifikuar, duke garantuar kushte të sigurta dhe të shëndetshme pune dhe duke ofruar trajnime të vazhdueshme përmes seminareve teknike apo informuese.
Nëpërmjet përkushtimit për kërkim dhe zhvillim të vazhdueshëm të produkteve të reja në përputhje me zhvillimet teknologjike në sektorin e ndërtimit, me qëllim ndjekjen e nevojave dhe tendencave të të gjitha tregjeve ku operon. Kompania jonë ka një departament kërkim-zhvillimi plotësisht të strukturuar dhe modern, të pajisur me staf të specializuar shkencor, të cilët punojnë në 5 laboratorë të ndryshëm kimikë. Departamenti i Kërkim-zhvillimit i “ISOMAT” krijon 10-20 produkte çdo vit, duke përmirësuar vazhdimisht portofolin aktual të produkteve në përputhje me zhvillimet e fundit teknologjike. Departamenti i Kërkim-Zhvillimit punon ngushtë me Departamentin e Kontrollit të Cilësisë, i cili përbëhet nga 2 laboratorë të tjerë kimikë.
Nëpërmjet krijimit të një kulture korporative që nxit përkushtimin e punonjësve për t’u ofruar klientëve shërbim efikas dhe në kohë dhe për të krijuar marrëdhënie më të forta me ta. Në këtë kontekst, “ISOMAT” po përqendrohet fort në trajnimin e klientëve të tij nëpërmjet seminareve, si në Greqi ashtu dhe jashtë saj, ndërkohë që Departamenti i Mbështetjes Teknike është pajisur me inxhinierë të specializuar që ofrojnë mbështetje teknike të menjëhershme dhe të përgjegjshme për profesionistët dhe individët.
Nëpërmjet këmbënguljes drejtnjë perspektive të orientuar drejt ndërkombëtarizimit përmes krijimit në shtete të tjera të filialeve të prodhimit dhe atyre tregtare dhe hapjes së tregjeve të reja. Duke qenë se ka zgjedhur një orientim qartë drejt eksportit, kompania jonë ka zhvilluar një departament të mirëorganizuar për shitjet e eksportit, me synimin për të hapur tregje të reja dhe për të ndjekur siç duhet tregjet aktuale në të cilat operon. Gjithashtu, ne kemi përkrahur pjesëmarrjen e kompanisë sonë, me kabinat tona tregtare, në ekspozita ndërkombëtare në rajone të ndryshme, duke filluar nga Azia e deri në Amerikën Veriore e Jugore. Aktualisht, “ISOMAT” ka 2 filiale prodhimi në Serbi dhe Rumani, 5 filiale tregtare në Gjermani, Rusi, Turqi, Bullgari dhe Slloveni dhe njëkohësisht eksporton nëpërmjet shpërndarësve lokalë në më shumë se 60 shtete të botës.