PËRGJEGJËSIA SOCIALE KORPORATIVE E “ISOMAT”

Që prej fillimeve të saj, “ISOMAT” është drejtuar nga vlerat e përgjegjësisë sociale korporative dhe të qëndrueshmërisë. Për “ISOMAT”, CSR-ja është një trampolinë për vetëpërmirësim të vazhdueshëm, pasi përmes përmirësimit të efikasitetit kompania mund të materializojë vizionin e saj korporativ të përmirësimit të cilësisë së jetës si për burimet e saj njerëzore, edhe për shoqërinë në aspekt më të gjerë.

Për ne këtu në “ISOMAT”, punonjësit tanë janë pasuria kryesore ku investojmë rregullisht dhe falë të cilëve arrijmë të ecim përpara. Interesi kryesor i kompanisë është disponimi i një stafi tepër të kualifikuar, duke garantuar kushte të sigurta dhe të shëndetshme pune dhe duke ofruar trajnime të vazhdueshme përmes seminareve teknike apo informuese. Përveç kësaj, stafi ynë zbaton praktikat tona të CSR-së në marrëdhëniet e tyre me klientët, duke kuptuar nevojat e tyre vazhdimisht në ndryshim dhe duke ofruar shërbime me cilësi të lartë.

Për sa i përket mjedisit, “ISOMAT” ka për qëllim të zbatojë një politikë që synon garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit natyror. Kompania zbaton një sistem të menaxhimit të mjedisit të certifikuar sipas ISO 14001, me qëllim reduktimin e konsumit të burimeve natyrore të disponueshme, zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe uljen e konsumit të energjisë gjatë prodhimit të produkteve të saj. Një prioritet për drejtuesit dhe stafin është edhe riciklimi, i promovuar nën politikën kryesore të kompanisë.

Kontributi i “ISOMAT” përfshin edhe fushën e arsimit dhe kulturës, duke marrë pjesë në programet kërkimore të organizuara nga universitetet, ndërsa në kontekstin e përmirësimit të fushës së aftësimit profesional, mundëson vizita në ambientet e kompanisë për studentët e universiteteve dhe shkollave profesionale.

Në “ISOMAT”, CRS-ja është pjesë e zhvillimit dinamik të kompanisë, në përpjekje për të përparuar jo vetëm në cilësinë e produkteve dhe shërbimeve që ofrojmë, por edhe në nivelin e kontributit tonë në shoqëri. Kompania do të drejtohet gjithmonë nga vlerat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të përgjegjësisë korporative, me synim përmirësimin e jetës së njerëzve dhe përmirësimin e mjedisit. Për “ISOMAT”, përgjegjësia sociale nuk është një koncept pasiv, por një rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të qëndrueshme.