Novacioni– Kërkimi Dhe Zhvillimi
Ne në “ISOMAT” jemi të gjithë të pasionuar ndaj novacionit dhe të angazhuar për zhvillimin e produkteve të reja. Për këtë arsye, kompania jonë ka një departament të mirëorganizuar kërkim-zhvillimi, i cili përbëhet nga 5 laboratorë të ndryshëm kimikë dhe është i pajisur me staf të specializuar shkencor që prodhon 10-20 produkte të reja çdo vit, për të përmbushur nevojat e ndryshueshme të tregut dhe për të ecur me ritmin e zhvillimeve të fundit teknologjike në sektorin e ndërtimit. Në të njëjtën kohë, Departamenti i Kërkim-Zhvillimit përmirëson portofolin e produkteve tona aktuale në përputhje me nevojat ose kërkesat e tregut.
Krijimi i produkteve të reja është një proces i nevojshëm, thelbësor për strategjinë e kompanisë sonë për zhvillim të vazhdueshëm si në Greqi, edhe në tregjet e huaja me kërkesë veçanërisht të lartë.
Gjatë viteve të kaluara, jemi përqendruar veçanërisht në zhvillimin e një game produktesh për punime riparimi dhe meremetimi. Për këtë qëllim, kemi pasuruar ndjeshëm kategorinë e produkteve të meremetimit dhe kemi zhvilluar disa linja të reja artikujsh për dekorim dhe riparim. Grupi më i rëndësishëm i produkteve që kemi zhvilluar janë bojërat ISOMAT COLOR SYSTEM për sipërfaqe të brendshme ose të jashtme, të cilat hapën rrugën për futjen e suksesshme të “ISOMAT” në tregun jashtëzakonisht konkurrues të bojërave industriale. Bojërat tona pasurohen çdo vit me artikuj të rinj dhe më të specializuar, si p.sh linja “ISOMAT” për mbrojtjen e drurit me produkte që njihen për cilësi mjaft të lartë.
Linja e produkteve të çimentos ultrafine dhe e sistemeve të shtresave dekorative për dysheme dhe mure, të cilat ka arritur të depërtojnë fuqishëm në shumë tregje në sajë të cilësisë së tyre dhe rezultatit final tepër tërheqës, është jashtëzakonisht e rëndësishme për procesin e rinovimit dhe rimodelimit estetik të sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme.
Për sa i përket punimeve riparuese për efikasitet energjetik në ndërtesa, që mbështeten dhe përforcohen me anë të programeve të BE-së, kemi zhvilluar linjën e sistemeve të produkteve të integruara për termoizolimin e jashtëm, përkatësisht ISOMAT THERMOSYSTEM dhe KELYFOS, të dyja të certifikuara në bazë të ETAG 004, EAD 040083-00-0404, që përbën një zgjidhje të shkëlqyer për rinovimin e ndërtesave, duke rehabilituar fasadat e tyre.
Gjithashtu, në vitin 2012 “ISOMAT” investoi fuqishëm për krijimin e një fabrike prodhimi të integruar vertikalisht për produktet me bazë poliuretani, duke pasuruar kështu portofolin e produkteve të kompanisë me ISOMAT POLYURETHANE SYSTEMS,të cilat përfshijnë materiale hidroizoluese, shtresa për dysheme, izolues, astarë dhe kolë. “ISOMAT” është aktualisht një nga të paktat kompani në botë që zotëron këtë lloj teknologjie në materialet e ndërtimit, duke i dhënë kompanisë avantazh konkurrues për zhvillimin e mëtejshëm të shitjeve të eksportit dhe depërtimin në tregje të reja.