ISOMAT Anembanë Botës
Strategjia e korporatës sonë bazohet në një qasje të hapur ndaj ndërkombëtarizimit. Ne kemi fuqizuar praninë tonë në vendet e tjera duke krijuar filiale prodhimi dhe tregtare ose nëpërmjet pranisë së aktivitetit tregtar me anë të shpërndarësve vendas.
“ISOMAT” zotëron 2 filiale prodhimi, të cilat i kanë impiantet e tyre industriale në Serbi dhe Rumani, 7 filiale në Gjermani, Rusi, Turqi, Bullgari, Slloveni, Rumani dhe Serbi, dhe është aktive në më shumë se 60 shtete në të gjithë botën nëpërmjet shitjeve të eksportit.
Drejtuesit tanë të specializuar të shitjeve në eksport mbështesin klientët jashtë vendit, duke ofruar informacione për sa i përket karakteristikave dhe përdorimit të duhur të produkteve tona, trajnime nëpërmjet seminareve teknike, si dhe një gamë të gjerë materialesh promovuese për lehtësimin e shitjeve.
Filialet tona të prodhimit:
ISOMAT ROMANIA S.R.L.
Kompania u themelua në Bukuresht, në vitin 2000, si një filial tregtar i përqendruar në tregtinë ekskluzive dhe futjen në tregun e produkteve të “ISOMAT” në tregun rumun. Rreth fundit të vitit 2013, filiali u transformua në një kompani prodhimi, duke prodhuar beton dhe përzierje betoni dhe llaçi, ndërsa në vitin 2015 hodhi në treg bojërat dhe suvanë me polimere, për të vijuar më pas me blerjen dhe rinovimin e një fabrike vendase nga kompania mëmë.
ISOMAT D.O.O.
Kompania u themelua në Beograd, në vitin 2005, dhe u përqendrua në tregtinë ekskluzive dhe futjen e produkteve të “ISOMAT” në tregun serb. Që prej fillimit të vitit 2011, ajo ka operuar si kompani prodhimi, duke qenë se “ISOMAT” hapi fabrikën e vet në Beograd.
Filialet tona tregtare:
ISOMAT Deutschland GmbH
Në janar të vitit 2018 ISOMAT bleu kompaninë “TRIANGEL Spezialbaustoffe GmbH”. Kompania, me vendndodhje në Forst, pranë Karlsruhe, filloi veprimtarinë e saj në janar të vitit 2010 si importues dhe distributor i produkteve të ISOMAT në Gjermani.
ΟΟΟ ISOMAT
Kompania u themelua në Moskë, në vitin 2015, dhe është përfaqësuesja dhe shpërndarësja ekskluzive e produkteve “ISOMAT” në tregun rus.
ISOMAT INTERNATIONAL E.O.O.D.
Kompania u hap në Sofie, në vitin 2004. Është përfaqësuesja dhe shpërndarësja ekskluzive e produkteve “ISOMAT” në Bullgari.
İSOMAT YAPI KİMYASALLARI VE TİC.LTD.ŞTİ.
Kompania u themelua në Stamboll, në vitin 2013, dhe është përfaqësuesja dhe shpërndarësja ekskluzive e produkteve “ISOMAT” në tregun turk.
ISOMAT CEE D.O.O.
Kompania u themelua në qytetin Maribor, në vitin 2014, dhe është përfaqësuesja dhe shpërndarësja ekskluzive e produkteve “ISOMAT” në tregun slloven.
Eksporte të tjera
Përveç vendeve ku “ISOMAT” është aktive përmes filialeve, kompania regjistron shitje të tjera në shkallë ndërkombëtare në më shumë se 60 shtete. Aktualisht, shtetet në të cilat eksportohen produktet e “ISOMAT” janë: Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Irlanda, Belgjika, Suedia, Malta, Ukraina, Republika Çeke, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Moldavia, Sllovenia, Kroacia, Gjeorgjia, Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Qiproja, SHBA-ja, Kanadaja, Brazili, Kili, Kuba, Uruguai, Paraguaji, India, Afganistani, Pakistani, Izraeli, Jordania, Libani, Palestina, Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Azerbajxhani, Libia, Algjeria, Liberia, Nigeria, Maroku, Tunizia, Tajlanda dhe Malajzia.